“Shqipëria e Madhe”, ambasadori norvegjez: Do lindte problemi mes Jugut dhe Veriut të vendit

Apr 17, 2015 | 20:57
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, i cili e ushtron këtë detyrë njëkohësisht edhe në Shqipëri, duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin Kosovë­-Shqipëri, ka thënë se
është i mendimit të ish­presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili pati thënë se “Jemi dy vëllezër, por jetojmë në shtëpi të ndara”.

“Në momentin që Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë, mendoj se Prishtina nuk do të jetë kryeqytet i Shqipërisë së Madhe. Nuk besoj se Kosova do të jetë në qendër të aktiviteteve. Nuk besoj se Kosova do të jetë pjesë e politikave
funksionale të Shqipërisë së Madhe. E më pas do të lindte problemi mes Jugut dhe Veriut të Shqipërisë, kështu që mendoj se qasja e Ibrahim Rugovës e shpjegon më së miri këtë gjë”, u shpreh ambasadori norvegjez Braathu,
raporton Koha Ditore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura