Shqipëria e Madhe? Ahmeti ka një mesazh për ata që frikësohen nga fuqizimi i shqiptarëve

Apr 29, 2017 | 8:44
SHPËRNDAJE

Kreu i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, thotë se askush nuk duhet të ketë frikë nga fuqizimi i shqiptarëve dhe se përkundrazi stabiliteti në këtë shtet reflektohet edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, shkruan sot, gazeta Zeri.

ali-ahmeti-2

Faktorizimi i shqiptarëve si komb shtetformues dhe krijimi i këtij realiteti të ri në Maqedoni nuk duhet ta frikësojë askënd. Propagandat ruso-serbe se shqiptarët po planifikojnë destabilizimin e Ballkanit duke planifikuar “Shqipërinë e Madhe” janë parulla 35-vjeçare për ta penguar fuqizimin e këtij populli.

Kjo propagandë bëhet për t’i trembur joshqiptarët e që për qëllim ka ngecjen e shqiptarëve në Maqedoni. Kështu ka thënë një ditë pas incidentit në Parlamentin e Maqedonisë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, për gazetën “Zëri”.

Ai u ka bërë thirrje liderëve shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë që të kontaktojnë me të gjitha forcat politike në Maqedoni, jo vetëm ato shqiptare, në mënyrë që të gjitha kontradiktat që ekzistojnë nga hakmarrja të tejkalohen dhe të gjendet gjuhë e përbashkët në dobi të futjes së gjërave në binar dhe zgjidhjes përfundimtare të krizës.

Më tutje Ahmeti ka bërë të ditur se hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren do t’i analizojnë së bashku me partnerët e tjerë, por një gjë është e sigurt – Talat Xhaferi duhet ta ushtrojë funksionin e tij si i kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë duke thirrur edhe seancën e radhës e më pas të vazhdohet edhe me krijimin e qeverisë së re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura