Shqipëria e Femrave “shkërmoqet” nga Skocia, ekipi i Grimës zhgënjen përsëri

Nov 8, 2019 | 20:36
SHPËRNDAJE

Shqipëria e Femrave u mposht nga Skocia me rezultatin e thellë 0-5, në ndeshjen që u luajt në “Elbasan Arena”, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2021.

bandicam 2019-11-08 18-08-40-713

Një ndeshje që u dominua nga skocezet nga fillimi deri në fund. Për vajzat kuqezi kjo është humbja e katërt radhazi, në grupin F.

Pjesa e parë u mbyll me 0-2 për Skocinë, teksa me të njëjtën formë vazhduan edhe në pjesën e dytë, duke shënuar edhe tre herë.

Pas kësaj ndeshje, Shqipëria renditet në vendin e fundit me zero pikë, ndërsa Skocia renditet në vendin e dytë me 6 pikë.

FT| SHQIPËRI – SKOCI 0-5

Emslie 15′ , Ros 24′ , Kuthbert 59′, Godfrei 64′  

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Rexhepi, Gjini, Maliqi, Bajraktari, Hila, Morina, Franja, Rrahmani, Doçi, Krasniqi, Bajramaj.
Trajner: Armir Grima

Skocia: Aleksander, Evans, Godfrei, Korsi, Miçell, Krishton, Kutbert, Ueir, Hanson, Ros, Emslai.
Trajnere: Mishell Kerr

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura