Shqipëria e Femrave rigjen trajnerin Grima, do sot suksesin ndaj Skocisë

SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave do të zbresë sot në fushën e stadiumit “Elbasan Arena” për të zhvilluar ndeshjen e saj të katërt në grup, të eliminatoreve “Euro 2021”.femrat-A-4-shtator-2018

Vajzat kuqezi, të cilat janë në kërkim të pikëve të para, do të ndeshen në orën 18:10 me Skocinë. Shqipëria, ndryshe nga tri takimet e para kur u drejtuan nga Vioresin Sinani, tashmë do të ketë në pankinë trajnerin Armir Grima. Ish-portieri i Vllaznisë dhe i ekipit kombëtar, siç dihet disa javë më parë fitoi pafajësinë ndaj akuzave për lidhje me grupin kriminal të “Bajrajve” dhe për përfshirje në trukime ndeshjesh.

Tashmë 45-vjeçari është rikthyer zyrtarisht në postin e tij. “Ne e dimë cilën skuadër kemi përballë, Skocia është një nga përfaqësueset më elitare dhe detyra jonë, objektivi ynë është të marrim maksimumin e vajzave në fushën e blertë. E njohim kundërshtarin, por njoh edhe vlerat e vajzave që drejtoj, që po të punojnë fort, surprizojnë çdo lloj kundërshtari”, ishte shprehur trajneri Grima në prag të kësaj përballjeje.

Rikthimi i shkodranit në krye të ekipit është mirëpritur nga të gjitha lojtaret e kombëtares, të cilat janë shprehur se u kishte munguar trajneri i tyre. Shqipëria bën pjesë në Grupin E, së bashku me Skocinë, Portugalinë, Finlandën dhe Qipron. Deri tani vajzat kuqezi kanë zhvilluar tri ndeshje, duke regjistruar po kaq humbje.

PANORAMASPORT.AL

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU