Shqipëria e Bogdanit dorëzohet në testin e dytë, Islanda bën “poker”

SHPËRNDAJE

Shqipëria U19 është mposhtur në testin e dytë miqësor ndaj Islandës U19 me rezultatin 1-4 në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Kujtojmë që në përballjen e parë të zhvilluar në “Roza Haxhiu”, kuqezinjtë e Erjon Boganit triumfuan me rezultatin 1-0 falë golit të Ernes Muçi në sekondat e fundit, ndërkohë që ditën e sotme kanë qenë islandezët ata që kanë dominuar duke fituar bindshëm.

41406715_1765585930207295_4784462932018724864_n

Nezha e shënoi golin e vetëm për kuqezinjtë në minutën e 48-të, për skuadrën e Islandës shënuan Heimison, Andrason dhe Arnorson. Ky i fundit realizoi dopietë.

SHQIPËRI U19- ISLANDË U19 1-4

Shënues: Nezha 48’/ Heimison 5’, Andrason 44’, Arnorson 69’, 85’

FORMACIONI I SHQIPËRISË U19: Alija, Isufi, Ismailgeci, Kalaj, Doda, Çelhaka, Lakti, Gkertsos, Pasha, Nezha, Muçi. Trajner: Erjon Bogdani

 

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.