“Shqipëria e angazhuar në misionet paqeruajtëse”/ Ministrja Xhaçka takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së: Ja prioritetet tona

Jun 8, 2021 | 19:53
SHPËRNDAJE

oltaxhacka

Shqipëria do të vijojë të jetë e angazhuar në misionet paqeruajtëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë një vizite zyrtare në SHBA, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka i ka paraqitur Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres prioritetet e Shqipërisë.

“Do të punojmë ngushtë sëbashku për të çuar më tej prioritetet tona të përbashkëta. Urimet më të mira për Sekretarin e Përgjithshëm në rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë”, tha ministrja Xhaçka pas takimit.

Më 11 qershor, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB do të votohet për 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm: Shqipëria, Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara. Shqipëria shkon në këtë votim si kandidaturë konsensuale e grupit të vendeve të Evropës Lindore.

Gjatë vizitës së saj në SHBA, ministrja është takuar me përfaqësues të lartë dhe diplomatë të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit duke prezantuar prioritetet e Shqipërisë për periudhën 2022 – 2023:

– Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme, me theks të posaçëm tek përdorimi i dhunës seksuale si mjet dhe taktikë lufte

– Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar.

– Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm

– Ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale.

– Metodat e punës të Këshillit të Sigurimit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura