Shqipëria dorëzon zyrtarisht në KiE rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t: Të rishikohen pretendimet për trafik të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë

Aug 12, 2022 | 14:06
SHPËRNDAJE

Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar zyrtarisht Këshillit të Evropës rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.

kie

Shqipëria kërkon të hartohet një raport i ri në të cilin të shqyrtohen akuzat për tregti të paligjshme të organeve njerëzore, të cilat sipas Tiranës janë të pabazuara.

Rezoluta u është dërguar vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të KiE, sekretares së Përgjithshme të KiE-s si dhe Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

“Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i kërkohet të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë;

Në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë”, thuhet në rezolutë.

Rezoluta u është dërguar:

– Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;

– Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës;

– Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;

– Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

– Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

– Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

– Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura