Shqipëria dorëzon në Hagë dosjen për ekstradimin e Arben Frrokut

May 11, 2016 | 16:30
SHPËRNDAJE

Ambasada e Shqipërisë në Holandë u ka dorëzuar autoriteteve holandeze kërkesën zyrtare për ekstradimin e Arben Frrokut.arben-frroku_1

Për ekstradimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Holanda kërkoi dosjen e Frrokut për të nisur më pas procedurat.

Ndërkohë dje, Frroku doli para gjykatës e cila dha për të masën e sigurisë arrest me burg.

Arben Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj.

47-vjeçaru u shpall në kërkim në Shqipëri në korrik 2015, pasi gjykata e Apelit e shpalli fajtor për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj në shkurt 2013.

Frroku arriti të arratisej për shkak se tre muaj më herët, Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda e kishte shpallur të pafajshëm.

Arratisja 9-mujore e Frrokut përfundoi më 9 mars në Amsterdam, ku u kap nga autoritetet holandez me pasaportë greke të falsifikuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura