Shqipëria dorëzohet në fund, Kombëtarja i përulet Danimarkës

Feb 23, 2018 | 18:31
SHPËRNDAJE

Shqipëria ka humbur edhe në takimin e dytë paraeliminator për Europianin 2021 në basketbollin e meshkujve, në një ndeshje plot rivalitet e surpriza, duke qenë se ekipi ynë kuqezi është paraqitur mjaft mirë, sidomos gjatë pjesës së parë të takimit, teksa e ka mbyllur me vetëm 3 pikë diferencë. Edhe pse Klaudio Ndoja ishte lojtari më i mirë në parket, për të dyja skuadrat, 29 pikët e shënuara prej tij nuk i kanë mjaftuar ekipit tonë për ta fituar takimin.

danimarke shqiperi

Basketbollisti ynë që luan te Virtus Bolonja, ka shkëlqyer gjatë gjithë ndeshjes jo vetëm duke qenë pikëshënuesi më i mirë, por ka kontrolluar 5 herë topat nën tabelë, duke dhënë tri pasime dhe duke bllokuar edhe një herë kundërshtarin e tij rival, danezin Gabriel Lundberg. Lundberg ishte më i mirë në krahun tjetër duke shënuar 28 pikë, kontrolloi 10 topa nën tabelë, duke u dhënë edhe 4 pasime shokëve të skuadrës së tij. Danimarka e shkatërroi ekipin tonë vetëm me gjuajtjet nga distanca, ku nga 23 gjuajtje të tilla 15 kanë përfunduar në kosh. Ndërkohë që ekipi ynë ishte shumë herë më larg këtyre statistikave, pasi nga 22 gjuajtje nga distanca, vetëm 9 përfunduan me trepikësh.

PIKA KRITIKE PËR SHQIPËRINË

Shqipëria ishte duke kryesuar deri në fazat përmbyllëse të periodës së tretë, 46-43, por nuk mundi të vazhdojë e tillë pasi të shtënat e nxehta të Danimarkës nga distanca, ku trepikëshat vinin varg, nuk e lejuan të mbante këtë ritëm. Kështu, Gabriel Lundberg, Adam Darbo, Çanan Kolman dhe Frederik Rangbi nga 6 gjuajtje në harkun e zonës, realizuan 5 të tilla, duke arritur të fitojnë në periodën e tretë 24-14 dhe 10 pikët e diferencës së kësaj periode u dhanë danezëve kryesimin.

Capture

Në periodën e fundit, ata shkojnë me 15 pikë diferencë (67-52) duke menaxhuar epërsinë e pikëve deri në fund, pavarësisht se skuadra jonë e fitoi periodën e 4-t (17-15). Danimarka përfundon ndeshjen e saj të dytë 2-0 duke marrë kryesimin, por ka dhe dy ndeshje të fundit në qershor-korrik. Ndërsa për ekipin tonë kuqezi, nuk ka kohë për të pushuar, pasi menjëherë skuadra do të fluturojë për në Jerevan, ku të dielën do të luajë kundër Armenisë, me të cilën jemi mundur në Tiranë 63-80.

ABDULLA DUSHKU

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura