Shqipëria doli sot në tregun ndërkombëtar për marrjen e Eurobondit! Është siguruar shuma 650 milionë euro për një afat 10-vjeçar

Nov 18, 2021 | 19:57
SHPËRNDAJE

Shqipëria ka dalë sot në tregun ndërkombëtar për të marrë eurobondin. Mësohet se është emetuar shuma prej 650 milionë euro me një kupon prej 3.50% me interes 3.75%.

eurobond

Qeveria e ka marrë këtë borxh për një afat 10 vjeçar.

Procesi u drejtua nga Zv Kryeministri  Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimi.

Investitorët treguan konfidencë duke shprehur interes në ofertat që kaluan 1.8 herë vlerën e kërkuar. Sipas qeverisë, ky ishte nje test real per ekonomine shqiptare, që rikonfirmon besimin e tregjeve në qëndrueshmerinë e ekonomisë shqiptare edhe në kohe të veshtira, pas goditjes se termetit dhe pandemise.

Ky do të jetë Eurobondi i 5 që vendi ynë do të marrë në tregjet e huaja, pasi deri më tani kemi marrë në tregjet e huaja 1.9 miliardë euro Eurobonde.

Në 2010 u emetua Eurobondi 300 milionë euro me normë interesi 7.5%, në 2015 u mor borxh 450 milionë euro me normë 4.75%, në 2018 ishte i radhës 500 milionë euro me interes 3.5% dhe i fundit Eurobond u emetua  në qershor 2020 në vlerën e 650 milionë eurove me afat maturimi 7 vjet dhe me normë interesi 3.50%.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura