“Shqipëria do vërshojë në Tiranë më 11 shkurt”/ Berisha – Ramës: U soll si agjent i një vendi armik ndaj SHBA-së! I futi thikën në zemër marrëdhënieve me partnerin tonë

Feb 1, 2023 | 20:23
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Edi Ramën se ka cënuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së pas çështjes së publikuar për rastin “McGonigal”.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me drejtuesit politik të PD-së në qarqe, Berisha deklaroi se Rama u soll si një agjent i një vendi armik ndaj SHBA-së.

Për protestën e 11 shkurtit, kreu i PD-së u shpreh se e gjithë Shqipëria do të vërshojë në rrugët e Tiranës.

Berisha: I futi thikë në zemër marrëdhënieve me partnerin tonë strategjik. Me vendoin që ka kontribuar më shumë për lirinë e shghqiptarëve. Nuk ka shërbim më të keq se sa mund t’i bëjë kombit shqiptar nga një person që mund ta bëjë për llogari të rusëve. E bëri për llogari të karriges së tij. Kam besim se më 11 shkurt, Shqipëria do vërshojë drejt Tiranës, në betejën e fitores, e përmbysjes së Edi Ramës.

Tirana e tërë do derdhet në rrugë për të larguar nga pushteti një uzurpator, për të larguar nga pushteti një kryemjinistër i cili me qëndrimet e tij, është sot njeriu më i damkosur në të gjithë botën e lirë. Njeriu që ka kryer akte ndaj SHBA-së sikur Shqipëria të ishte një vend në armiqësi me atë vend. Ka kryer akte sikur Edi Rama të ishte agjent i një prej fuqive armike të SHBA-së. Shqiptarët më 11 shkurt do thonë fjalën e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura