“Shqipëria do të katandiset në një vend me vetëm 1 mln banorë”/ Basha i përgjigjet Ramës dhe u bën thirrje të rinjve: A do t’i hapet dera dështimit 8 vjecar?

Apr 13, 2021 | 19:04
SHPËRNDAJE

Nëse do të vijojë ku trend shpopullimi, Shqipëria sipas kreut demokrat do të katandiset në një vend me rreth 1 mln banorë, shifër kjo e bazuar në raportin e OKB-së.

a56f04f1-bc41-42ce-af2f-9def7bdab9e4

Duke iu përgjigjur kryeministrit Rama, Basha thekson se më 25 prill, rruga 8 vjeçare që ka larguar të rinjtë nga vendi, nuk duhet të lejohet të vazhdojë edhe për 4 vjet të tjera.

“Ndryshimi i vërtetë është përgjegjësia juaj”- u tha Basha të rinjve nga Kavaja.

Basha: Rruga 8-vjeçare dihet se ku na ka çuar. Projeksionet e kësaj rruge dihen po ashtu, i ka publikuar OKB-ja. Që me këto ritme Shqipëria do të katandiset në një vend me 1 milionë njerëz, shumica mbi moshën 55 vjeç.

Ndaj, edhe pyetja me 25 prill është: do ta lejojmë këtë të ndodhë? Pas 8 vitesh dështimesh a do t’i hapet prapë dera dështakut për herë të tretë edhe 4 vjet të tjera? Sigurisht që jo! Këtë e dëgjoj kudo. Jo thoni ju, jo thotë Shkodra, jo thotë Vlora, Korça, Fieri dhe Berati. Pra, miqtë e mi mos harroni entuziazmi juaj është paralajmërimi i ndryshimit, por ndryshimi i vërtetë është përgjegjësia juaj.

Entuziazmi juaj është paralajmërimi i ndryshimit, por ndryshimi i vërtetë është përgjegjësia juaj. Gjithsecili prej nesh këtu një votë ka. Është përgjegjësia juaj që të dilni masivisht më 25 prill, që mos të lini asnjë shok, asnjë mik, asnjë familjarë që mund të votojë, pa dalë për të votuar. Vetëm kështu mund të vij ndryshimi. Vetëm duke dal të gjithë, duke votuar numrin 9 do të vij ndryshimi të cilin e duan dhe e presin dhe e meritojnë të rinjtë shqiptarë dhe prindërit e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura