‘Shqipëria do përballet me mungesa të mëdha të ujit pas 2020-ës’

Sep 1, 2015 | 16:35
SHPËRNDAJE

Shumë vende të botës do të përballen me mungesa të frikshme të ujit nga viti 2040. Ky është paralajmërimi që vjen në një raporti të ri nga Instituti Botëror i Burimeve, citon “The Telegraph”.

HARTAAAAAAAKjo shpjegohet si një nga pasojat e tmerrshme për njerëzimit si rezultat i ndryshimeve klimaterike që po cënojnë mbarë botën, ndaj edhe uji, do të bëhet edhe më i paktë në zonat e thata, ndërsa në zonat me lagështi do të bëhet edhe më i lagësht.

Autorët e raportit kanë gjetur 33 vendet që do të përballen me “mungesën e jashtëzakonshme të ujit”, nga 2040-ta. Mes tyre rendiet edhe Shqipëria.

Vendi ynë, sipas këtij raporti, mban vendin e tretë mbas Botsvana-s dhe Estonisë, që pritet të shohin rritjet më të mëdha në mungesën e ujit gjatë viteve 2020 dhe 2040.

Vende të tjera, duke përfshirë Tajvan, Eritrea dhe Madagaskari, do të shohin shkatërrimin e presionit të ujit.

Autorët e raportit i bëjnë thirrje qeverive që të “vihen përpara planeve të forta të veprimit për klimën kombëtare dhe të mbështesin një marrëveshje të fortë të klimës ndërkombëtare”.

peguuuu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura