‘Shqipëria digjet, Rama krihet ekraneve si komentator sportiv’

Oct 9, 2015 | 20:35
SHPËRNDAJE

Duke pasur në mendje aferën me kompaninë CEZ, situatën ekonomike të vendit dhe përhapjen e zonave të kultivimit të drogës, Lulzim Basha ironizon kryeministrin se është kthyer si komentator i ngjarjeve sportive, në vënd që të shohë situatën ku ndodhet vendi si kryeministër që është.

Referuar deklaratës për shtyp të Ramës sot një ditë pas humbjes në ndeshjen me Serbinë në “Elbasan Arena”, Basha thotë:

“Shqipëria digjet nga varfëria, korrupsioni dhe krimi, ndërsa kryepërgjegjësi na krihet ekraneve si komentator i rubrikës sportive”. 

Basha-Vrasja
Statusi i plotë i Lulzim Bashës në Facebook:

Shqipëria digjet nga varfëria, korrupsioni dhe krimi, ndërsa kryepërgjegjësi na krihet ekraneve si komentator i rubrikës sportive.

Vendi është përmbytur nga korrupsioni që ka shpërthyer në cdo anë. Shqiptarëve u janë marrë nga afera e tij me CEZ 600 milionë euro.

Kryepërgjegjësi përcakton klientët dhe ndërtuesit e tij fitues të cdo tenderi që para se të bëhet tenderi.

Ministri i tij ka hapur mësimore droge. Pasi e ndriti me papunësinë, taksat, cmimet dhe shëndetësinë tani na bën edhe leksione futbolli e tifozërie. Këndon gjeli majë plehut!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura