Shqipëria dhe Kosova deklaratë të përbashkët në lidhje me Luginën e Preshevës. Çfarë përmban thirrje e firmosur nga Cakaj dhe Konjufca

Feb 24, 2020 | 17:32
SHPËRNDAJE

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë rënë në ujdi për një deklaratë të përbashkët në lidhje me mbështetjen ndaj koalicionit politik të partive në Luginën e Preshevës.

85220203_1345020682351786_2541978528736346112_o

Ka qenë kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca ai që ka publikuar deklaratën, e nënshkruar edhe ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë sqaroi se deklarata është bërë pas takimit të përbashkët midis dy ministrave në Selanik, ku ndodhet në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane.

Deklaratë e Përbashkët:

Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!

GLAUK KONJUFCA

GENT CAKAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura