“Shqipëria asnjë strategji për rezervat e naftës”/ Kryemadhi takim me naftëtarët: Kemi çmimin dyfish më të lartë se Maqedonia që nuk ka rezerva

Mar 21, 2021 | 12:30
SHPËRNDAJE

Gjatë një takimi me naftëtarët në Fier, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se nuk ka asnjë strategji për prodhimin e naftës në Shqipërisë.

monika-kryemadhi-2-555x450

Nga ana e tyre, naftëtarët thanë se rafinerinë e Ballshit e ka në dorë mafia.

Kryemadhi tha se në bursën ndërkombëtare, Shqipëria është vendi i 48 në botë për shkak të rezervave, ndërsa zë vendin e 78 për shkak të prodhimit.

Naftëtari: Puna është që ky pus duhet abandonuar sipas një procedure të caktuar. Një pus është në tokë në një kolonë. Kjo kolona nga 1500 metra, ujëra naftë, pisllëqe, gazra ti sjell lart ku është sipërfaqja e ujit të pijshëm dhe mos mbyllja e këtij pusi sipas procedurës jo vetëm që të prish pusin dhe të prish punën por të prish dhe komplet ujin.  Ky problem është madhor. Sepse i gjithë baseni i lumit Seman ndodhet  në kolonat… askush nuk merret me këtë gjë. Janë lënë ashtu në të gjithë territorin e Shqipërisë. Dhe kompanitë e tjera që kanë marrë përsipër për ti zhvilluar këto punime, puset e abandonuara i kanë lënë ashtu. Këto puse duhen bllokuar dhe duhen sistemuar sipas procedurave teknike.  Kjo është një trashëgimi mjedisore pjesë e të kaluarës dhe unë mendoj që nëse ju vini në pushtet këtë duhet ta merrni me seriozitet. Ne duhet të përdorimin fondet që marrim nga nafta , nga Bankersi dhe të shikojmë sesi mund të bëjmë rehabilitimin mjedisor.

Kryemadhi: Pra bëhet fjalë për rehabilitimin mjedisor, po për prodhimin dhe përpunimin e saj nuk ka asnjë lloj strategjie në fakt. Këtu merret i gjithë prodhimi i naftës dhe eksportohet.

Naftëtari: Nuk ka strategji sepse nuk ka naftë, aktualisht Shqipëria, nuk e rafinon dot naftën dhe po të dojë. Sepse nuk ka rafineri dhe rafineria e Ballshit është shumë e vjetër. Është në pozicion të keq. Rama thoshte se rafinerinë e Ballshit do ta kthejmë në punë sepse e ka në dorë mafia. Nëse rafineria e Ballsjit nuk vihet në punë edhe me pushtet mbrapa edhe duke vjedhur atëherë kjo tregon që rafineria e Ballshit ka vdekur

Kryemadhi: Ajo çfarë ka ndodhur me rafinerinë e Ballshit është abuzimi që ka ndodhur me punëtorët atje. Sepse ne flasim edhe për pusët edhe për prodhimin. Dhe në aspektin menaxherial, unë nuk mund të bëhem dot eksperte sepse ju jeni tamam ekspert në këtë punë dhe jeni marrë por përpunimi dhe prodhimi janë dy gjëra të cilat dihet të shkojnë bashkarisht. Janë mijëra punëtorë që kanë punuar me vite të tëra dhe janë specializuar dhe ashtu sikurse vjen dhe rasti i puseve të naftës që ka inxhinierë nafte që punojnë në puset e naftës, në shpimin e tyre, nxjerrjen e naftës dhe ka me qindra inxhinierë nafte që punojnë në Arabinë Saudite apo vende të tjera dhe janë teknik ku mund të punojnë inxhinierë këtu dhe ne importojmë inxhinierë nga vende të tjera që i paguajmë me paga stratosferike.

Një investim që është bërë prej 50-60 vjetësh për hapjen e puseve të naftës, është kaluar dorë më dorë të njerëzve të tjerë, apo të bizneseve private, apo të kompanive private të cilat nuk e kanë parë në syrin po themi si trashëgimtarë apo dhe me një sy patriotik. Por kanë ardhur kompani të huaja i kanë vjelur, i kanë përpunuar, nuk kanë paguar taksa dhe janë larguar nga Shqipëria. Ndërkohë që ne mendojmë që çështjes së industrisë së naftës ne duhet ti japim një vëmendje tjetër politike dhe ekonomike nga ana menxheriale. Gjithë qyteti i Fierit, Roskovesit, Mallakastra, Kuçova janë qytete që jetojnë më industrinë e naftës, qoftë në prodhim qoftë në përpunim. Sot për momentin ne nuk përpunojmë për shkak të mbylljes së rafinerisë së Ballshit, për shkak të mbylljes fragmentare deri diku dhe të rafinerisë së Fierit dhe ne importojmë. Ka disa variante që thonë ju duhet të  prodhoni dhe ta eksportoni dhe të importoni naftën tjetër. Ka disa variante të tjera të cilët thonë inxhinierër e naftës për ngritjen e një rafinerie të re, me kapacitetet apo me riformatimin totalisht të rafinerisë së Ballshit që janë disa këndvështrime të ndryshme  që po nuk pe dokumentacionin, po nuk pe ekspertin, po nuk bëre një audit të qartë janë gjëra që asnjë nga ne nuk flet dot. Janë disa çështje që jo vetëm duan një studim fizibiliteti por duan dhe një vullnet politik. Sepse në fund të fundit shteti ca ka për detyre, ka për detyrë tu shërbejë njerëzve të vetë ti punësojë qoftë duke pasur dhe një kosto politike dhe financiare. Sepse shteti normal që duhet të jetë fitimprurës por duhet të ketë dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të vetë. Nëse ne do të zhdukim rafineritë e naftës që mund të jenë problematike i bie që të zhdukesh treçerekun e popullsisë se pjesa më e madhe aty kanë punuar.

Ajo që kemi kohë që e studiojmë, është ky problem sepse janë të ndara në disa fusha kur ndërkohë kompani ndërkombëtare dhe partnerë strategjikë janë të involvuar në prodhimin dhe në nxjerrjen e naftës të tjerë janë të involvuar në përpunimin e saj, kur ndërkohë janë disa projekte të cilat thonë është më mirë për të importuar naftë, është më mirë për të prodhuar naftë dhe për ta eksportuar, por në fund të ditë këtu nuk është çështja kush është fitimprurës thjesht që të krijojë një rend në taksën e buxhetit të shtetit siç ndodh rëndom që nuk paguhet  asnjëherë. Sepse të gjithë ata që janë operatorët që punojnë nuk paguajnë sepse dalin të gjithë me humbje dhe mund të jenë me miliona euro të papaguara në buxhetin e shtetit. Ashtu si nga ana tjetër sjellja e tyre me punonjësit është përsëri shumë selektive dhe shumë diskriminuese kur ndërkohë punonjës që vijnë nga jashtë Shqipërie paguhen me mijëra euro rrogë ndërkohë që shqiptarët për të njëjtën punë paguhen me pagë diskriminuese. Edhe renta minerare që po themi ne që paguhet është e papërfillshme për atë çfarë ata marrin dhe çfarë ata fusin në xhepat e tyre. Dhe asnjëherë ne nuk e kemi të qartë në bilancet e buxhetit të shtetit që të shikojmë vërtetë cila është pasuria. Pavarësisht se ne e dimë që 22% e GDP vjen nga sektori i naftës. Edhe pse është ajo që tha pak më përpara që prodhimi i naftës këtu vjen dhe për shkak të pandemisë që ka rënë gati me 300 mijë ton por kjo nuk do të thotë që ti nuk e ke. Dhe në bursën ndërkombëtare je në vendin e 48 në botë për shkak të rezervave, je vendi 78 për shkak të prodhimit. Por për vendin që ka çmimin më të lartë je i 123 pra që konkurron me një vend tjetër që ka çmimin shumë të lartë të naftës. Maqedonia që nuk prodhon asnjë litër naftë e ka çmimin 600 lekë për litër, Kosova po ashtu e ka më të lirë dhe që janë dhe pa port. Llogaritë që ne naftën tonë bruto mund ta përdorim për transport. Ju e  shikoni në aspektin inxhinierik të naftës, ne duam ta shikojmë në aspektin e jetesës së njerëzve që të kthehet në përfitim ekonomik për njerëzit. Ne mendojmë që më mirë të pasurohet çdo familje fierake dhe çdo familje shqiptare dhe ta kenë çmimin e naftës më të lirë për veten e tyre sesa të pasurojmë 4-5 veta dhe ne nuk e dimë ku shkojnë këto para. A ka problem? Sigurisht që ka problem sektori i naftës, në 30 vite tranzicion sektori i naftës nuk është investuar përkundrazi është më i shfrytëzuari, më i konsumuari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura