“Shqipëria asnjë përparim për të penguar pastrimin e parave”/ Raporti i DASH: Krijohen të ardhura nga trafiku i drogës dhe…

Mar 3, 2021 | 9:49
SHPËRNDAJE

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin në luftën kundër pastrimit të parave, ku Shqipëria sipas këtij raporti nuk ka bërë përparim.

dash

“Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare”, thuhet ndër të tjera në raport.

Më tej raporti thotë se të ardhurat në Shqipëri vijnë nga trafiku i drogës, kontrabanda dhe evazioni fiskal.

“Krime të mëdha që krijojnë të ardhura në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje në rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut”, thekson raporti.

DASH vlerëson se  Shqipëria regjistroi disa përparime me përdorimin e ligjit të saj të konfiskimit antimafia, duke përfshirë konfiskimin e 40 përqind të pasurive që i përkisnin mbretit famëkeq të drogës Klement Balili, i quajtur “Escobar i Ballkanit”.

“Reformat e vazhdueshme gjyqësore, duke përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të çrrënjosur korrupsionin nga sektori i drejtësisë dhe krijimin e njësive të shumta policore të specializuara që synojnë krimet financiare dhe ekonomike, kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për adresimin e pastrimit të parave. Sidoqoftë, këto përpjekje vështirësohen nga sfidat e kapacitetit në institucionet e drejtësisë të krijuara së fundmi dhe korrupsioni i përhapur që minon shtetin e ligjit” thekson më tej raporti.

RAPORTI I PLOTE I DASH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura