“Shqipëria aprovon qëndrimin e Trump”- Vrasja e gjeneralit të lartë Iranian, reagon kryeministri Rama: Qëndrojmë të vendosur me SHBA

Jan 3, 2020 | 19:16
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjes së gjeneralit të lartë Iranian, Qasem Soleimani nga SHB.

Me një shënim të twitter, Rama shkruan se Shqipëria aprovon qëndrimin e Donald Trump.

edirama
Si një vend që njohu pak kohë më parë veprimtarinë e padrejtë të Iranit kundër botës së lirë dhe mori distancë të qartë nga ajo, Shqipëria aprovon me forcë qëndrimin e Donald Trump ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit! Ne jemi të vendosur me SH.B.A. dhe shpresojmë se të gjithë ta bëjnë këtë” shkruan kryeministri Rama në Tëitter.
Soleimani, i cili njihej si figura më e rëndësishme ushtarake e Republikës Islamike, u vra ditën e djeshme, ku disa raketa amerikane shkatërruan një autokolonë makinash të Forcave Popullore të Irakut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura