“Shqipëria anëtare e BE-së” – reagon Cakaj: Një zhvillim historik për popullin shqiptar. Moment kthese për …

Mar 24, 2020 | 15:10
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar pas “Po-së” që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka siguruar nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.

cakaj

Në një postim në facebook, Cakaj shkruan se ky është një zhvillim madhor historik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së e në të mirë të kombit shqiptar në përgjithësi.

Në të njëjtën kohë Cakaj thekson se ky është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike: “Shqipëria anëtare e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian!”

Reagimi i Cakajt:

Të dua përtej fjalëve, Shqipëri!

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme tashmë ka vendosur ÇELJEN E NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIM NË BASHKIMIN EVROPIAN ME SHQIPËRINË!

Mes këtyre ditëve të vështira, ky është një zhvillim madhor historik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së e në të mirë të kombit shqiptar në përgjithësi.

Ky është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike: Shqipëria anëtare e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian!

URIME TË GJITHËVE!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura