Shqipëria 2030/ Edi Rama në Vjenë: Synojmë njohjen e diplomave tona në universitetet europiane

Jul 20, 2021 | 20:20
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një vizitë pune në Vjenë, në kuadër të mbështetjes për Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Kreu i qeverisë thekson se një prej prioriteteve të Vizionit Shqipëria 2030 është njësimi i diplomave të universiteteve shqiptare me ato evropiane. 

ramarama

Vjenë – Një vizitë brenda ditës, në mbështetje të drejtëpërdrejtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, me të cilin synojmë lidhjen e një partnershipi strategjik, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit Shqipëria 2030, që synon hapjen e universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjoze europiane, deri në njehsimin e diplomave”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Në këtë vizitë Kryeministri shoqërohej nga ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura