Shqipëri-Serbi, UEFA kontroll stadiumit “Elbasan Arena”

Sep 24, 2015 | 20:55
SHPËRNDAJE

Rreth dy javë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, zyrtarë të UEFA-s kanë ardhur në Tiranë duke inspektuar nga afër stadiumin “Elbasan Arena”.

Foto nga takimi Serbi - Shqiperi
Foto nga takimi Serbi – Shqiperi

Inspektimi është kryer këtë të enjte bashkë me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe drejtues të Policisë së Shtetit.

FSHF njofton se inspektimi i stadiumit ka ardhur pas zhvillimit të një takim mes zyrtarëve të UEFA-s, përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit, lidhur me organizmin e ndeshjes Shqipëri – Serbi që do të zhvillohet më datë 8 tetor në Elbasan.

“Në takim morën pjesë përfaqësuesi i sigurisë së UEFA-s Keny Scott, ambasadori i Republikës Serbe në Tiranë Miroljub Zariç dhe përfaqësues të Federatës Serbe të Futbollit, Zv Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Altin Qato, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Plarent Ndreca dhe përfaqësues të organizmave që kanë lidhje me zhvillimin e ndeshjes. Në qendër të vëmendjes, së këtij takimi, ishin masat që do të merren në mënyrë që gjithçka në këtë ndeshje të shkojë sa më mire”,-thuhet në njoftimin për media.

Pas takimit sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, tha se u diskutua në lidhje me masat që do të merren për mbarëvajtjen e ndeshjes

deklaroi për faqen zyrtare të FSHF: “Ishte një takim informues, në vazhdën e konsultave dhe takimeve që kemi zhvilluar gjatë gjithë kësaj periudhe, për organizimin sa më të mirë të kësaj ndeshjeje. Të gjithë të pranishmit, informuan në lidhje me masat që duhet të marrin në mënyrë që gjithçka të shkojë sa më mirë”,-tha Shulku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura