Shqipëri pa busull, Panuçi është… kameleon. Ja 10 formacionet e ndryshme

Sep 12, 2018 | 21:50
SHPËRNDAJE

Do të shkoj në luftë me ushtarët më të mirë”. Ky citat i deklaruar nga Kristian Panuçi dha shpresë në prezantim. Kjo, për vetë faktin se italiani premtoi se në fushë do të ishin vetëm ata që janë më të mirët dhe për pasojë, ata që mund të premtojnë edhe paraqitje pozitive. Mirëpo, një vit nga marrja në drejtim e kuqezinjve, që nga debutimi ndaj Lihtenshtejnit dhe deri në përballjen e fundit me Skocinë, kuqezinjtë kanë ndryshuar shumë.

panuci

Jo vetëm në emra, por edhe në rreshtime. Jo vetëm në startet e takimeve, por edhe gjatë ndeshjes. E gjithë kjo të bën të kuptosh edhe pavendosmërinë e trajnerit për të çuar deri në fund një ide, ose më keq akoma, mungesën e një ideje të qartë rreth kontingjentit të futbollistëve që ka në dispozicion.

Ndryshimet – Nëse specialistët flasin se Shqipëria nuk ka një ide dhe fizionomi loje, është për shkak se Panuçi ndryshon vazhdimisht rreshtimin dhe titullarët. Për ta prezantuar këtë, gazeta ju sjell dhjetë rreshtimet e përdorura nga italiani deri më tani. E ndërsa trajneri ka të gjithë të drejtën legjitime që në miqësore të eksperimentojë, apo të provojë shumëçka edhe gjatë ndeshjeve zyrtare, duhet të dijë që të adaptohet edhe me faktin që Shqipëria ndër breza është mësuar që të ketë një fizionomi dhe një ide të qartë loje, e cila më pas premton përballimin e një edicioni.

Panuci

Zëvendësimet – Në shumë prej ndeshjeve, Panuçi vendos shpejt të bëjë zëvendësime. Në disa raste, si sfida me Norvegjinë, e bëri me Roshin dhe Qakën që pa përfunduar fraksioni i parë i lojës. Në të tjera, pjesa e dytë nis me ndërrime të zgjedhjeve që ka bërë në start. “Ishim mirë me vendosjen me katër prapa dhe më pas tra- ‘ jneri vendosi që të luanim me tre. Një skemë që ne nuk e kishim provuar në stërvitje”, tha ndër të tjera Elseid Hysaj në fund të përballjes me Skocinë. Një sinjal domethënës për futbollistët, që ka edhe takime kur vetë trajneri nuk përçon si duhet idetë që ka për lojtarët, duke mos arritur për pasojë edhe të marrë prej tyre gjithçka kërkon nga detyrat e dhëna.

F1

Stërvitjet – Ndodhi para ndeshjes me Izraelin dhe gjithashtu para Skocisë. Trajneri Panuçi shmang stërvitjen zyrtare në stadiumin e ndeshjes dhe në orarin që do të zhvillohet ajo, duke iu hequr një mundësi lojtarëve të mësohen me kushtet atmosferike, gjendjen e fushës dhe, pse jo, edhe me gjatësinë e barit, kur pretendohet që të bëjmë tashmë lojë cilësore dhe me qarkullim të logjikshëm të topit.

F2

F3

F4

fq5

fq6

fq7

f8

f9

f10

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura