Shqipëri-Kosovë, Mustafa: Mbledhja e qeverive, më 3 qershor

Apr 29, 2016 | 10:20
SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosovës e ka caktuar 3 qershorin si datën kur do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

mbledhjaNë mbledhjen e sotme të qeverisë, krahas datës, kryeministri Isa Mustafa ka theksuar se kjo mbledhje mund të mbahet në mjediset e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Kjo do të jetë mbledhja e tretë e qeverive të Prishtinës dhe Tiranës pas atyre të mbajtura në Prizren në janar të vitit 2014 dhe në Tiranë në mars të vitit 2015.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura