Shqipëri-Izrael, gjykon arbitri i njohur. Ka drejtuar dhe finale të Ligës së Kampionëve

Sep 4, 2018 | 18:00
SHPËRNDAJE

Shqipëri-Izrael do të gjykohet nga arbitri i mirënjohur Viktor Kasai. Hungarezi do të ketë si ndihmës 2 bashkëpatriotët e tij Ring dhe Torth. Arbitër i katër do të jetë Beretian.

Kasai

UEFA ka zgjedhur një arbitër me mjaft eksperiencë në arenën ndërkombëtare. 42 vjeçari është arbitër i FIFA-s që prej vitit 2003. Në eleminatoret e EURO 2016, Kasai ka gjykuar takimin Shqipëri-Danimarkë, i cili përfundoi me rezultatin 1-1. Në 2011 ai ka pasur kulmin e karrierës së tij. Pas besimit që FIFA i dha në Botërorin e 2010, ai vendosi drejtësi në finalen e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Mançester Junajtid.

Kombëtarja jonë do të zhvilloj takim me Izraelin në datën 7 shtator , në Elbasan Arena. Ndeshja është e vlefshme për Ligën e Kombeve, grupi C.

kasai

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura