Shqipëri-Çeki, nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

Feb 20, 2020 | 16:44
SHPËRNDAJE

Nënshkruhet në Pragë Protokolli i Sesionit të 6-të të grupit të përbashkët të punës për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Për palën shqiptare, Protokolli u nënshkrua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi, dhe për palën çeke nga Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Martina Tauberová.

Foto-2

Ky protokoll përfshin çështje të bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe investimeve ndërmjet dy vendeve në fusha si, infrastrukturë, industri, energji, mjedis, bujqësi, turizëm, standardizim, metrologji, etj.

Sipas Minsitrisw sw Financave, shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Çekisë për vitin 2019 kapin një vlerë prej 94 milion euro, ku importet llogariten 60.44 milion euro, ndërsa eksportet në 33.98 milion euro.

Foto-1-768x432

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura