“Shqetësuese si institucionet shtetërore u vërsulën”- Sulmi ndaj “Prestige Resort”, deputetja e PD: Kontaktova me Avokatin e Popullit për të bërë një auditim nëse u zbatuan ligjet

Mar 22, 2023 | 16:07
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi e ka konsideruar shqetësuese se si institucionet shtetërore u vërsulën ndaj “Prestige Resort” gjatë ditës së sotme, duke hyrë me forcë brenda ambienteve të godinave.

Në një postim në Facebook, ajo shkruan se ndërhyrja e policisë dhe institucioneve shtetërore, është bërë “në bazë të një VKM që ne si opozitë e kemi ankimuar në Gjykatën Kushtetuese”.

Dhurata Çupi shtoi se “në cilësinë e Nënkryetares së Komisionit të Ligjeve kam kontaktuar me Avokatin e Popullit për të bërë një auditim nëse janë zbatuar ligjet përkatëse”.

“Po shoh me shqetësim zhvillimet se si institucionet shtetërore janë vërsulur në një biznes privat. Ndërhyrja është bërë në bazë të një VKM që ne si opozitë e kemi ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

Në kushtet kur secila palë ka pretendime të ndryshme, në cilësinë e Nënkryetares së Komisionit të Ligjeve kam kontaktuar me Avokatin e Popullit për të bërë një auditim nëse janë zbatuar ligjet përkatëse”, shkruan deputetja demokrate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura