Shqetësimi i mjekëve internistë, Shefi i Pavionit: Unë jam bërë 45 vjeç i ‘pari i fshatit’. Punë e madhe…

Mar 19, 2020 | 22:12
SHPËRNDAJE

Disa mjekë specializantë të sëmundjeve interne, i janë drejtuar emisionit “Stop”, pasi thonë se janë lënë në hije. Ata tregojnë se kanë mbaruar 6 vjet shkollë dhe 4 vjet specializim, por në fund nuk venë diagnoza dhe nuk janë të përfshirë në skemën e rimbursimit të barnave.

stop

Për këtë rast “Stop’iu drejtua shefit të pavionit në QSUT, Rektorit të Universitetit, Urdhrit të mjekut dhe ministrisë së shëndetësisë.

Shefi i Pavionit Mihal Tase, thotë se kjo kërkesë nuk është e drejtë, pasi mjekët që ankohen po kërkojnë shumë gjëra.

Lidhur me shqetësimet e mjekëve specializantë të mjekësisë interne, Rektori Arben Gjata thotë se ata kanë shumë të drejtë dhe duhen vlerësuar, pasi janë mjekë të rrallë, që i duhen mjekësisë sonë.

Gjata thotë se për këto kërkesa është bërë dhe një takim me Ministren e Shëndetësisë dhe premton se këtë çështje do ta konsumojë sërish me të.

Kreu i Urdhrit të Mjekut, shprehet se përgjigjet vetëm për etikën dhe mbron pacientët.

Në fund “Stop” është drejtuar edhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila deklaron se mjekëve do t’i jepet hapësirë dhe do t’i njihet receta sipas specialitetit, për të cilin ata kanë studiuar dhe janë specializuar.

1.Shefi i Pavionit Mihal Tase:

Shefi i Pavionit Mihal Tase-Kanë pretendime, që janë të vlefshme dhe që do t’i marrim parasysh. Por një pjesë ë tyre janë pastaj gjëra, që nuk kanë sens. Një pjesë punojnë në pavionin tonë. Një pjesë e tyre janë edhe pedagogë. Ia fusin kot, domethënë! Këta akoma s’kanë mbaru dhe nuk e dinë, se ku do punojnë, kur të mbarojnë, do ta gjejnë edhe vendin e punës. Se këta duan sa të mbarojnë shkollën, të jenë “të parët e fshatit”.Unë jam 65 vjeç sot dhe “i pari i fshatit”, jam bërë kur kam qenë 45 vjeç.

Shefi i Pavionit Mihal Tase-Po tani, më dëgjo mua deri në fund!Çfarë duan integrim ato, kur punojnë nëpër spitale? Ne japim medikamentet, kemi konsultën tonë… Për mua, ato kanë bërë shumë gabim, që vijnë edhe drejtohen tek ju, pavarësisht, se emisioni juaj është i nderuar! Ata mund të kishin pritur, sepse…

Gazetarja:Kë të prisnin, rektorin, dekanin, apo ministren që nuk u ka kthyer përgjigje për prej nëntorit 2019 ?!

Shefi i Pavionit Mihal Tase-Epo, punë e madhe!

Shefi i Pavionit Mihal Tase-Është detyra ime, që t’i bëj një shkresë tani ministres, për t’i bërë propozime, se çfarë mund të bëhet dhe çfarë mund të mos bëjnë. Do t’i bëj një dokument ministres, që ato të marrin në konsideratë, për problemet, që kanë ngritur ato.

2.Rektori Arben Gjata:

Rektori Arben Gjata-E di këtë histori si fenomen, ka qenë edhe një takim i bërë në ministri, ku ka qenë zëvendësministrja e shëndetësisë, ka qenë zëvendës-rektorja, ka qenë dekani i Fakultetit të Mjekësisë. Unë nuk e di, sesi ka përfunduar, domethënë ai takim. Kontrata e fakultetit është një program studimi, të cilën ti e bën gjatë studimit në universitet. Me atë dhe diplomën, ti punësohesh! Pastaj, politikat, se kush specialist jep çfarë, nuk i bën më universiteti, i bën Ministria e Shëndetësisë.

Rektori Arben Gjata-Atëherë, ato nuk janë mjekë familjeje, janë shumë më tepër se mjekë familjeje.

Rektori Arben Gjata-Unë e kuptoj hallin e atyre, e kuptoj edhe pyetjen tate.

Rektori Arben Gjata– Atëherë…,jo ato nuk e quajnë…

Rektori Arben Gjata-Ato e kanë zgjedh me dëshirën e vet, e kanë marrë me konkurs.

Rektori Arben Gjata-Faleminderit, atëherë! Atëherë, faleminderit! Qëndrimi im personal; për mua duhet të kenë akses për dhënien e atyre recetave dhe diagnozave, që ato pretendojnë. Ne kemi pas vështirësi për të gjet njerëz me këtë formim, për t’i marrë në punë, në shërbime…

Rektori Arben Gjata-Faleminderit! E di moj xhan, e di! Nuk është një gjë që s’e di, por thashë, kjo është një vendimmarrje, që ministrja ia ka caktuar zëvendësministres. Kanë bërë një takim.

Rektori Arben Gjata-Ne kemi një mbledhje bordi, më datë 5 në QSUT, ku unë jam anëtar bordi, se kryetare e kësaj është Ogerta. Në qoftë se jam aty, e kam në axhendë ta bisedoj me ministren, çfarë do behet për këtë punë. Unë mendoj, që dhe ato kanë të drejtë, në atë kërkesë, që bëjnë, por nuk është vendimmarrje e universitetit. Tani, që neve jemi duke fol, ministrja mund të ketë marrë vendim, që këta t’i fusë.

3. Kryetari i UMSH-së, Fatmir Brahimaj:

Kryetari Fatmir Brahimaj-Çfarë kemi bërë ne?

Gazetarja-Po, çfarë keni bërë ju?

Kryetari Fatmir Brahimaj-Asnjë gjë!

Gazetarja-Seriozisht?

Kryetari Fatmir Brahimaj-Po pse, çfarë do bëjmë sipas jush?

Gazetarja-Po që të vësh në dijeni Fondin e Sigurimit, të vësh në dijeni Ministrinë.

Kryetari Fatmir Brahimaj-Po nuk urdhëroj unë dot!

Gazetarja-S’mund t’i urdhërosh, por të paktën mund t’i bësh një kërkesë!

Kryetari Fatmir Brahimaj-Unë nuk e thërras dot, se atje është në “tavë” ministrja. Unë do t’ia kthej ministres, hajde këtu, se duhet të bëjmë….

Gazetarja-Jo, jo mund t’i drejtosh një shkresë si titullar institucioni!

Kryetari Fatmir Brahimaj-Po ato i lë shefi i tyre në baltë, nuk ia zgjidh shefi i tyre, që i ka specializuar. E kupton? Universiteti, që i ka bërë kurrikulën e specialitetit, e kupton nga ku është themeli?

Gazetarja-Mbroje ti si urdhër, more zotëri!

Kryetari Fatmir Brahimaj-Po nuk kam unë…, nuk kam unë kompetencë, që ta bëj unë atë.

Gazetarja-Mirë më fal! Pyetja ime është, në qoftë se unë do isha një ndër këta mjekët, c’po më vlen mua urdhri, që jam e anëtarësuar, kur ti nuk më mbron?

Kryetari Fatmir Brahimaj-Urdhri nuk mbron! Urdhri drejton mjekët dhe mbron pacientët zonjë!

Gazetarja-Ka konventa për mbrojtjen e pacientëve. Si mjek, çfarë interesi kam unë, që jam anëtare? Siç jam unë gazetare, shkoj tek “Shoqata e Gazetarëve”, tek “Unioni i Gazetarëve”…

Kryetari Fatmir Brahimaj-Epo, nuk është shoqatë. Nuk është shoqatë.

Gazetarja-Kur mu s’më mbron unioni more zotëri, si pretendoj unë, që të më mbrojë ministritë, apo qeveritë, që janë rotacion? Të ka ardhur një shkresë me këtë problematikë, juve çfarë keni bërë? Asnjë gjë!

Kryetari Fatmir Brahimaj-Për mua ishte në dijeni.

Gazetarja-Në dijeni, pra.

Kryetari Fatmir Brahimaj-Po!

Gazetarja-Ti me këtë dijeni, ke qëndruar në zyrë!

Kryetari Fatmir Brahimaj-Po nuk mund të ndikoj unë, ta zgjidh atë punë, moj!

Gazetarja-Por të paktën, ju mund t’ia përcillni si problematikë, se jeni Kryetar i Urdhrit të Mjekëve. Pse ju kanë venë juve në dijeni? Për çfarë? Për çfarë ta kanë sjellë ty shkresën? Thjesht për ta lexuar?

Kryetari Fatmir Brahimaj-Unë gjykoj, s’është sfera time.

4. Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë:

Zëdhënësja– Përshëndetje! Si je ti?

Zëdhënësja-Më tha ministrja për një gjë, që ia ke shkruar. Bëj të gjithë praktikën, çfarë kë bërë domethënë, dhe në qoftë se ke një shkresë më përpara, ma vër, që të jem në dijeni të gjithë gjësë!

Zëdhënësja-Do interesohem, për çështjen, që më ke shkruar. Do të kthej përgjigje. /tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura