Shqetësimi i mësuesve për rritjen e pagave/Rama ironizon: Nuk është 7 herë 7 baraz 42

Jan 19, 2021 | 11:54
SHPËRNDAJE

edi rama

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot shqetësimit të ngritur nga sindikata e pavarur e arsimit në vend, për pagat e reja të mësuesve.

Sipas numrit 2 të Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë(SPASH), Isa Halilaj, ka një “hile” në rritjen e proklamuar prej muajsh nga qeveria.  Nga katër komponentë që përbëjnë pagën mujore të një mësuesi, është rritur vetëm njëri prej tyre, shtesa e pozicionit, e cila në total nuk e çon shtesën mbi pagë në 15%.

Por kryeministri Rama, në konferencën me gazetarët sot, ku ekonomia ishte në fokus, tha se rritja është bërë sipas funksioneve, teksa ironizoi dhe liderin e opozitës Lulzim Basha me një lapsus që ai ka bërë disa kohë më parë me llogaritë aritmetike.

“Rritja e pagës është bërë sipas funksioneve. Kjo është llogaria që duhet bërë.

Ka qenë shumë e qartë që në krye të herës, pra s’është 7 herë 7= 42 e kam fjalën”, tha Rama.

LEXO EDHE

Rritja e pagave/ Mësuesit zbulojnë lojën me përqindjen dhe shprehin zhgënjimin: Kjo s’është rritje, por…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura