“Shqetësime shëndetësore”, aktorja e famshme dërgohet me urgjencë në spital

Nov 6, 2019 | 17:26
SHPËRNDAJE

Ajo është një nga aktoret ikonë të kinematografisë franceze. Catherine Deneuve ka patur përkeqësime me shëndetin dhe sipas gazetës franceze “Le Parisien”, aktorja 76 vjeçare është dërguar me urgjencë në spital.

Ende nuk bëhet e ditur se nga çfarë vuan Catherine dhe ende nuk dihet gjendja e saj.

Aktorja e cilësuar edhe si ‘mishërimi i gruas franceze’, ka qenë aktorja kryesore në francë në vitin 1960 dhe fama e saj u bë ndërkombëtare.

Catherine Deneuve njihet për rolet kryesore në filmat e famshëm “The Truth”; “Belle de Jour” etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura