Shqelma dhe grushte mbi 30-vjeçarin, policia tregon detaje nga ngjarja ku u përfshinë dy vëllezër

Apr 7, 2021 | 12:21
SHPËRNDAJE

policia 8

Një djalë i ri 30-vjeçar është dhunuar me grushte e shqelma nga dy vëllezër në Tropojë. I riu ka bërë kallëzim në Polici e cila ka nisur hetimet.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. M., 43 vjeç, banues në fshatin Markaj, dhe kanë proceduan në gjendje të lirë vëllanë tij, shtetasin S. M., 35 vjeç.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi ka bërë kallëzim shtetasi F. M., 30 vjeç, banues fshatin Markaj, se në qytetin e Bajram Currit, për motive të dobëta, vëllezërit L. M. dhe S. M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë goditur me shqelma dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, si dhe i kanë dëmtuar me mjete të forta automjetin e tij”, tha policia.
Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta,.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura