“Shpresojmë të ndihmojë çrrënjosjen e pandemisë” 30 mijë vullnetarë regjistrohen për testimin e vaksinës, në fazën e 3-të

Oct 22, 2020 | 20:29
SHPËRNDAJE

Procesi i regjistrimit të vullnetarëve për Fazën 3 të testit për vaksinën mRNA-1273 kundër COVID-19 ka përfunduar.

vacine

Kështu ka njoftuar ndërmarrja biofarmaceutike Moderna, e cila bën të ditur se Faza 3 e provës klinike tani ka regjistruar 30,000 vullnetarë, të siguruar nga projekti fillestar i studimit, i cili kryhet në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të SHBA të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

Faza 3 e vaksinës është krijuar për të vlerësuar pjesëmarrësit në rrezik më të madh të infeksionit COVID-19.

42% e pjesëmarrësve të përgjithshëm vijnë nga grupe me rrezik të lartë:

– Më shumë se 7,000 nga pjesëmarrësit e regjistruar janë mbi 65 vjeç,

– Më shumë se 5,000 nga pjesëmarrësit e regjistruar janë nën 65 vjeç, por ata kanë sëmundje kronike që i vë ata në rrezik të rritur në rast të infeksionit COVID-19, të tilla si diabeti, mbipesha e rëndë dhe sëmundjet e zemrës.

Moderna ka punuar për të zhvilluar një vaksinë për të gjithë, duke përfshirë komunitetet që kanë qenë historikisht të nën-përfaqësuar në provat klinike dhe janë prekur në mënyrë disproporcionale nga COVID-19.

Më shumë se 11,000 e vullnetarëve të regjistruar vijnë nga komunitetet pakicë, që përfaqësojnë 37% të numrit të përgjithshëm të pjesëmarrësve në provë.

Nga ai numër, 6,000 pjesëmarrës janë me origjinë hispanike ose latine, dhe më shumë se 3,000 pjesëmarrës janë tëme ngjyrë ose afro-amerikanë.

“Përfundimi i procesit të regjistrimit të Fazës 3 për vaksinës test është një moment i rëndësishëm në zhvillimin klinik të mRNA-1273, vaksina jonë kandidate për COVID-19. Ne jemi vërtet mirënjohës për të gjithë vullnetarët në testin tonë. Ne gjithashtu do të dëshironim të falënderonim studiuesit dhe bashkëpunëtorët tanë në qendrat e testimit, të tilla si partnerët tanë nga PPD dhe NIH, si dhe ekipin specialist të Moderna për mbështetjen e tyre në përfundimin e regjistrimit”, tha në një deklaratë, Stefan Bancel, CEO i Moderna.

Ai shtoi se “Moderna është e angazhuar për të kryer kërkime të hollësishme shkencore dhe nivelet me të larta të cilësisë së të dhënave. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me rregullatorët për të zhvilluar më tej mRNA-1273, e cila shpresojmë të ndihmojë luftimin dhe çrrënjosjen e pandemisë COVID-19.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura