“Shpresojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”/ Kreu i Kishës Katolike Angelo Massafra mesazh drejtuesit të KMSH pas plagosjes së 5 besimtarëve në xhami

Apr 19, 2021 | 21:39
SHPËRNDAJE

Kreu i Konferencës Ipeshkvore, Mons Angelo Massafra, i ka dërguar një mesazh kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, pas sulmit me thikë në Xhaminë ‘Dine Hoxhe’ në Tiranë ku u plagosën 5 besimtarë që po kryenin lutjen.

d7bc031d-e14f-44c4-bb90-6f3cbb412f76

Duke theksuar se shpreson tek zbardhja e ngjarjes, kreu i Kishës Katolike shpreh solidaritetin me familjet e të plagosurve.

Reagimi i plotë:

Shumë i Nderuar Zoti Bujar Spahiu

Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,

Lajmi i sulmit me thikë nga një individ në xhaminë e Dine Hoxhës në Tiranë ku kanë mbetur të plagosur disa besimtarë myslimanë na ka tronditur të gjithëve.

Duke shpresuar që ngjarja të zbardhet sa më shpejt në të gjitha detajet e saj, ju shprehim juve, e nëpërmjet jush, të plagosurve e familjeve të tyre, afërsinë e solidaritetin e të gjithë Kishës katolike në Shqipëri.

I lutemi Zotit për ju të gjithë, që po jetoni edhe muajin e Ramazanit, për të plagosurit, për komunitetin tuaj e të gjithë shqiptarët që paqja dhe e mira të mbretërojë në zemrat tona e që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Zoti na bekoftë të gjithëve!

Mons. Angelo Massafra o.f.m.

Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura