“Shpresoj që t’i rikthehem normalitetit së shpejti “- E izoluar në shtëpi, këngëtarja e njohur shqiptare zbulon se është infektuar me Covid-19

Nov 29, 2020 | 14:24
SHPËRNDAJE

Manjola Nallbani ka zbuluar se është infektuar me Covid-19.

manjola nallbani (3)

Këngëtarja ishte e ftuar në programin “Shiko Kush Luan” mbrëmjen e djeshme, dhe me fotot e realizuara në studio, këngëtarja tregoi se ka rezultuar pozitive.

manjola nallbani (4)

Ashtu si të gjithë të tjerët, edhe ajo vetë e ka ndjekur nga shtëpia emisionin, duke qenë se është izoluar.

manjola nallbani (7)

Krahas postimit që bëri në Instagram ajo shkruante:

Edhe unë sikundër ju, do ta ndjek si spektatore (programi është xhiruar pak ditë më herët!). Në të vërtetë prej pak ditësh kam rezultuar pozitive me Covid, prandaj jam izoluar e shpresoj që t’i rikthehem normalitetit së shpejti.

manjola nallbani (2)

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Ju dua“, ka shkruar këngëtarja.

Manjola kishte veshur një “jumpsuit” që shkëlqente i tëri, flokët i kishte lënë të lëshuara dhe pamjen e kishte kompletuar me një palë vathë të thjeshtë dhe me një make up të lehtë.

manjola nallbani (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura