“Shpresoj që një ditë të jemi bashkë përsëri”- Robert Berisha e mohoi, modelja bën deklaratën shokuese: S’mund të jetoj një gënjeshtër…

Feb 25, 2020 | 22:19
SHPËRNDAJE

Modelja Xhesika Kadiu ka befasuar me deklaratën e saj, në lidhje me marrëdhënien me Robert Berishën.

Dyshja u përfol për një lidhje, pas ndarjes së Robertit nga Nora Istrefi, por pavarësisht fotove që qarkulluan, Berisha e mohoi një gjë të tillë.

640-0-5e557d1a582ad

Por duket se mes tyre ka pasur vërtetë diçka dhe këtë e konfirmoi me një shënim të gjatë në Instagram vetë modelja.

Ajo shkruan se është e vërtetë që ka qenë në një lidhje me Robert Berishën, e madje shton se shpreson që ata të kthehen sërish bashkë.

Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishën. Nuk e kuptoj pse gjërat duhen fshehur thua se po bëjmë krim. Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekret. Jam totalisht dakord që lidhja të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret. Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar. Është diçka që nuk mund të ndalet. Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdo kush tjetër. Ne kemi një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Robert, të falënderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri. Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë”, shkruan ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura