“Shpresoj që momentet e fundit të jetës tënde të mos duken kështu”- Mjeku publikon videon simuluese se çfarë sheh një pacient i infektuar me COVID para se të ndërrojë jetë. Bën thirrje për mbajtjen e maskës

Nov 26, 2020 | 16:49
SHPËRNDAJE

Pamje tronditëse janë shfaqur nga video e publikuar nga një mjek, në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili përpiqet të simulojë se çfarë sheh një pacient kur vdes nga koronavirusi.

mjek

Përmes kësaj videoje ai i dërgon një mesazh botës për përdorimin e një maske.

Dr Kenneth Remy i tha BBC se “mbajtja e maskës nuk është aq e pakëndshme sa të kesh një copë plastike në rrugët e frymëmarrjes”.

Ai gjithashtu tha se u ndje i detyruar të bënte këtë video kur pa ndikimin që kishte vdekja e një pacienti në ekipin e tij.

Kështu është kur ju merrni frymë 40 herë në minutë, keni nivele oksigjeni që bien nën 80. Kështu do të duket. Shpresoj që momentet e fundit të jetës tënde të mos duken kështu” , shprehet mjeku në video.

Ai gjithashtu shpjegoi se ishte kujdesur për një pacient që ishte intubuar, i cili i kërkoi që t’u tregonte familjarëve të tij se i donte. “Nuk mendoj se do të jetoj”, i tha ajo dhe kishte të drejtë, pasi vdiq pak më vonë. “Duke parë një nga koleget e mia, ajo dukej e lodhur dhe unë mund të shihja sa kishte ndikuar tek ajo. Dhe kështu, në atë moment, shkova në një dhomë dhe bëra këtë video”, tregon mjeku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura