Shpresat vuajnë mungesat e shumta, Panuci u merr edhe mesfushorin e talentuar

Mar 15, 2018 | 14:36
SHPËRNDAJE

Kombëtarja U-21 do të luajë dy sfida tepër të rëndësishme me Sllovakinë me ambicien për ta mbyllur grupin kualifikues të Europianit 2019 në vendin e dytë, pas Spanjës.

kombetarja_u21

Matematika u jep ende shpresë, por Shpresat vuajnë nga mungesa të shumta. Mesfushorët Qazim Laçi dhe Agim Zeka e sulmuesi Florin Durmishaj janë mungesa të sigurta, ndërsa portieri Selmani është në dyshim.

Selmani

Por si të mos mjaftonin këto, Shpresave do tu mungojë edhe Ylber Ramadani që do të grumbullohet me Kombëtaren A, duke parë mungesat e shumta në mesfushë.

Ramadani

Në këtë situatë, trajneri i U-21, Alban Bushi, ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Interit, Armand Rada dhe ka rikthyer sulmuesin Rei Manaj. Gjithashtu, një rikthim tjetër do të jetë edhe ai i Albi Dokës, i cili ka lënë pas dëmtimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura