Shporta me ushqime të varura në ballkon, iniciativa e banorëve të Napolit për të ushqyer të pastrehët

| 15:02
SHPËRNDAJE

Banorët e Napoli kanë ndërmarr një iniciativë për të ushqyer të pastrehët. Ata kanë varur ushqime me shporta në ballonet e tyre për njerëzit të cilët nuk kanë mundësi të ushqehen.

Iniciativa u ndërmorr nga dy banorët Pina dhe Angelo në një nga rrugicat e qytetit të Napolit.

“Ideja na erdhi nga një mik i joni i pastrehë. Një ditë i ofruam një vakt të nxehtë dhe njerëzit e tjerë të pastrehë iu bashkuan për të ngrënë. Aty kuptuam nevojën që kanë këta njerëz për të ngrënë dhe çdo ditë përgatisim ushqime të nxehta për të gjithë ata që vijnë, të njëjtat ushqime që gatuajmë edhe për veten,”- tha Pino.

“Ne bëjmë bamirësi  çdo ditë sepse kjo është fryma e zonës. Këtu gjithmonë mund të gjeni një pjatë të nxehtë në raste urgjente dhe normale,”– shtoi Angelo.

Dhe kjo iniciativë rezultoi e suksesshme.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.