Shpjegimet e Ramës për lidhjet me izh-zyrtarin e FBI/ Berisha: Doli nga bunkeri për të mashtruar shqiptarët. I ra si bombë njoftimi se ka filluar një hetim i dytë për kryeministrin shqiptar nga SHBA

Feb 3, 2023 | 12:22
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me shpjegimet që bëri mbrëmjen e të enjtes në lidhje me skandalin e ish zyrtarit të FBI, McGonigal, ka mashtruar shqiptarët “nga bunkeri”.

Ndërsa tha se i ka rënë “si bombë” lajmi se tani është edhe Kongresi i SHBA, që është përqendruar në një hetim të plotë në aferën McGonigal.

Sali Berisha: Tek përpiqej me daljet e tij nga bunkeri në televizion për të mashtruar shqiptarët në mënyrën më të paskrupullt se Edi Rama nuk është në hetim për aferën “Gonigal” e cila përbën jashtë cdo dyshimi krizën më të rëndë në fushën e zbulimit, aktin më të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane,

Tek rrekej i shkretuar në shpirt për të mashtruar shqiptarët, i vjen si një bombë njoftimi i dytë se filluar një hetim i dytë për Edi Ramën krahas prokurorit të SHBA.

Tashmë është Kongresi i SHBA, që është përqendruar në një hetim të plotë në aferën Gonigal, në letrën që kongresmenët që kyresojnë komitetin e hetimit të problematikës në fjalë, njoftojnë se kanë vendosur të hetojnë cdo regjistrim personal të McGonigal, përfshi por jo vetëm, çështjet e tij të historisë së punës, vlerësimit, sigurisë dhe dokumente të lidhura me këto.

Cdo dokumenti ku email e Edi Ramës kanë shkuar në kundërshtim me cdo ligj për punët e tyre private në email zyrtar të FBI të McGonigal.

Të gjitha dokumentet, e komunikimet të lidhura me procesin e FBI, për vlerësimin dhe që i përgjigjen hetimit. Cdo dokument pra. Dosja Gonigal ka dy, njëra është dosja nju jorkeze e tjetra është dosja shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura