Shpikjet me risk të reduktuar që shpëtuan njerëzimin

Aug 24, 2020 | 10:56
SHPËRNDAJE

Njerëzimi është gjithnjë në kërkim të mundësive të reja që në një mënyrë apo një tjetër përmirësojnë jetesën. Në një botë që nuk rresht së ndryshuari, përballja me rreziqet kthehet në një luftë të vazhdueshme.1

Zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë e bën këtë prirje edhe më të prekshme, pasi industri të ndryshme falë hulumtimeve ja kanë dalë të revolucionarizojnë produkte dhe shërbime.

Po listojmë më poshtë disa nga shpikjet që janë ndërtuar mbi konceptin e reduktimit të riskut:

Nisim nga historia e rripit të sigurimit. NilsBohlin, njëinxhinier në kompaninë e automjeteve Volvo, krijoi në vitin 1959 rripin e sigurimit me tre pika kontakti, atë që përdoret sot gjerësisht në automjete. Duke vlerësuar ndikimin e madh që ka ky zbulim në jetën e udhëtarëve në rast të aksidenteve automobilistike, kompania Volvo e mundësoi atë për të gjithë industrinë. Në këtë mënyrë, falë rripit të sigurimit janë shpëtuar mbi 35000 jetë njerëzish.

Një tjetër produkt që i vjen në ndihmë njerëzimit në reduktimin e riskut është dhe prezervativi. Historia e prezervativëve daton shumëherët, që në kohët kur njerëzit jetonin në shpella. Ndërsa lateksi mbetet standardi për prezervativët e sotëm, në të kaluarën, njerëzit kanë provuar materiale mbrojtëse nga më të ndryshmet për seks të sigurt. Charles Goodyear shpiku prezervativët e ngjashëm me ato të ditëve tona në vitin 1839, të cilët nisën të popullarizohen pas vitit 1855.

Ndërkohë institucionet e shëndetit publik në mbarë botën I konsiderojnë programet e vaksinimit si një ndër strategjitë më tërëndësishme për reduktimin e riskut në shkallë tëgjerë popullsie. Përmes vaksinimit ata mundësojnë kontrollin dhe parandalimin e shumë sëmundjeve. Historia e vaksinave I ka fillesat e vona në shekullin e 18-të. Nga fundi i shekullit të 19-të, vaksinat mund të zhvilloheshin në laborator. Ndërsa në shekullin e 20-të, u bë e mundur të zhvillohen vaksinat bazuar në faktorët imunologjikë. Vetëm në shekullin XXI, falë biologjisë molekulare programet e vaksinave arritën një zhvillim që nuk e kishin patur më parë.

Shpikjet me qëllim reduktimin e dëmit në shoqëri janë të natyrave të ndryshme. Edhe në industrinë e duhanit, kompani të njohura po zhvillojnë produkte dhe pajisje që reduktojnë riskun që vjen prej konsumit të duhanit. Pas studimeve dhe kërkimeve të shumta shkencore, ka rezultuar se dëmet më të mëdha që vijnë nga pirja e duhanit gjenden në tymin që çlirohet nga djegia. Ndaj kompania Philip Morris ka zhvilluar IQOS, një pajisje që bën ngrohjen e fijeve të duhanit duke shmangur djegien e së bashku më të dhe 90% të toksinave të dëmshme që gjenerohen nga tymi.

Këto e shumë të tjera, janë zbulimet që ndër shekuj i kanë lejuar dhe vazhdojnë ti mundësojnë njerëzimit produkte dhe shërbime që minimizojnë dhe parandalojnë rreziqet në fusha të ndryshme të jetës. Falë reduktimit të dëmit, njerëzit sot kanë mundësinë të zgjedhin mes alternativave për një jetë më pak të rrezikuar. Në fund zgjedhja mbetet në dorën e tyre…

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura