Shpikje shqiptare/ Shikoni si e kishte fshehur drogën personi që i shpëtoi Policisë në Konispol

Oct 12, 2017 | 13:30
SHPËRNDAJE

Policia Kufitare e Sarandës ka sekuestruar 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa në Qafë Botë, në vendin e quajtur ”Lugina e Shkëmbit të Bufit”, në afërsi të Konispolit.

Sipas bluve, në atë vend është vërejtur një shtetas i cili ecte në këmbë me një gomë automjeti në dorë në drejtim të kufirit grek.

Ky shtetas sapo ka parë forcat policore ka braktisur gomën e mjetit në tokë dhe është larguar për t’ju shmangur forcave Policore të Kufirit duke përfituar edhe nga errësira.

a72a1d5a-6032-4bce-a01a-af095dade821

Në përfundim të hetimit dhe verifikimt të gomës së gjetur është konstatatuar se në brendësi të saj  kishte të fshehura 14 pako me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë totale prej 8 kilogram.

Prej shërbimeve të Policisë Kufitare në bashkëpunim edhe me strukturat Policore të Komisariatit Sarandë, të G.L.O-së, dhe Policisë Greke, vazhdon kontrolli dhe krehja e territorit përreth me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorit.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ”Trafikim i lëndëve  narkotike, mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.

23f2480e-f4da-4a90-8497-a87d21d038ca

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura