“Shpëtova mirë”, telefonata pas të shtënave me armë në Vlorë. Detajet e reja, çfarë gjeti policia

Jan 24, 2020 | 12:58
SHPËRNDAJE

Detaje të reja pas të shtënave me armë zjarri pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, për fat pa njerëz të lënduar.policia-vlore

Burime për “Panorama” bëjne me dije se në vendin ku u qëllua me armë, nga një person ende i paidentifikuar ka qenë një person, që në momentin e të shtënave ka telefonuar, duke thënë “Shpëtova mirë” dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, të shtënat, që dyshohet të kenë qenë me armë tip pistoletë ndodhën në lagjen “10 korriku” të Vlorës.

Nje person sipas policise ka qelluar me arme dhe në vend janë gjetur tre gezhoja pistolete dhe një makinë tip Porche.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku” Vlorë.

Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit.

Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura