“Shpëtoni planetin”- Arrestohet gruaja që doli topless në mes të ceremonisë së varrimit të Princit Philip

Apr 19, 2021 | 23:33
SHPËRNDAJE

Një grua u arrestua nga autoritetet pasi protestoi topless gjatë varrimit të Dukës së Edinburgut.

princi philip gruaja topless (7)

Sipas “Reuters”, gruaja e paidentifikuar shkaktoi një skenë të pakëndshme jashtë Kështjellës Windsor, duke vrapuar në mes të turmës fill pas heshtjes që u mbajt në nder të Princit Philip.

princi philip gruaja topless (5)

Protestuesja e paidentifikuar vrapoi  duke bërtitur “shpëtoni planetin” dhe u përpoq të ngjitej në statujën e Mbretëreshës Victoria të vendosur jashtë kishës.

princi philip gruaja topless (2)

Imazhet e siguruara nga “Reuters” tregonin gruan topless teksa shoqërohej nga autoritetet, ndërkohë që dëshmitarët e shikonin.

princi philip gruaja topless (6)

Të shtunën, një funeral televiziv u mbajt për Princin Philip në Kapelën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor. Princi Philip vdiq më 9 prill në moshën 99-vjeçare.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë 30 persona për shkak të kushteve të pandemisë.

princi philip gruaja topless (3)

Mbretëresha u shfaq në ceremoni e veshur me të zeza, duke qëndruar e vetme dhe me kokën ulur.

princi philip gruaja topless (4)

Ndërkohë, Princi William dhe Harry u panë duke biseduar me njëri-tjetrin ndërsa po largoheshin nga varrimi i gjyshit të tyre në Kështjellën Windsor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura