Shpëtoi italianen nga mbytja, shqiptari bëhet ‘heroi i ditës’: Mendova familjen time dhe u zhyta direkt

Aug 4, 2015 | 13:30
SHPËRNDAJE

Është bërë heroi i ditës shqiptari Gramos Prifti që shpëtoi nga mbytja një italiane në Breshia. Lajmi publikuar në gazetën italiane bën fjalë për një ngjarje që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Nga shpetimi i gruas italiane
Nga shpetimi i gruas italiane

Gruaja kishte rënë në një vaskë të thellë me ujë që kalonte 2 metra thellësi. Ndërkohë shqiptari, babai i dy fëmijëve po punonte në ambientet e spitalit civil të Breshias, kur dëgjoi thirrjet për ndihmë të gruas.

Gramos Prifti
Gramos Prifti

Ai zbriti me anë të një shkalle dhe e nxori në sipërfaqe. Pas kesaj ka mberritur edhe ambulanca. I pyetur se çfarë e shtyu të vepronte ai u përgjigj: “Nuk mund të veproja ndryshe, pasi e pashë mendova menjëherë për familjen time dhe personave të mi të dashur, duke u nisur nga kjo, vendosa të mos humb kohe dhe të ndërhyja për ta nxjerrë nga ajo gropë”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura