“Shpëtoi 6 persona, por jo djalin e tij”/ Dëshmia e xhaxhait të një prej të mbijetuarve nga aksidenti tragjik në Bullgari: Ja çfarë tha nipi në telefon menjëherë pas ngjarjes

Nov 23, 2021 | 22:47
SHPËRNDAJE

tragjedia--bullgari-deshmia

Orhan Aliti ishte njëri prej shtatë të mbijetuarve të aksidentit tragjik me 46 të vdekur në Bullgari.

Sipas dëshmisë së xhaxhait të tij, Samet Aliti nipi i tij arriti që të shpëtonte 6 persona që ishin brenda në autobusin që u përfshirë në aksident, por nuk mundit të shpëtonte djalin e tij, Visarin 23 vjeç.

Samet Aliti, xhaxhai i të mbijetuarit Orhan Aliti, tregon për RTV Dukagjinin bisedën me Orhanin i cili edhe i kishte njoftuar për aksidentin tragjik.

“Informacionet e para i kemi marrë pikërisht nga Orhani, që është babai i Visarit që nuk i mbijetoi aksidentit. Në ora 1:20 Orhani ka telefonuar të shoqen në Belgjikë, pasi punojnë në atë vend. Ka lajmëruar se autobusi ka marrë flakë ndërsa vet me një vështirësi shumë të madhe ka mundur t’i thyejë dritaret e prapme të autobusit dhe të dalë nga aty.

Ka qenë rrëmujë afër tij. Kur ka rënë në tokë, siç i ka treguar të shoqes, ka thyer njërën këmbë dhe një unazë të shpinës. Në atë moment i ka bërtit djalit Visarit ‘kërce Visar, kërce’. Dhe nga ai moment djali nuk i është lajmëruar. Ai thotë se telefoni i Visarit i ka rënë”, ka treguar ai.

Samet Aliti thotë se pas kërcimit nga autobusi Orhani për pak ka qenë duke u aksidentuar nga një tjetër veturë, por është shmangur disi. Orhan Aliti tashmë është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe me vetëdije të plotë.

Megjithatë xhaxhai i tij thotë se ende nuk i kanë treguar që djali i tij Visari është në mesin e viktimave. “I janë shmangur disi, duke i thënë policia është duke u marrë me këtë punë”, rrëfen më tej xhaxhai i Orhan Alitit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura