Shpëtimi i Alvin Berishës/ Ish-ministri ironizon qeverinë: S’kontrollojnë dot territorin e shtetit nga krimi. Paskan kryer operacion policor në Siri

Nov 7, 2019 | 14:58
SHPËRNDAJE

1fdeb9f5-0687-482a-a6c6-eea519cb967d

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e konsideron “poshtërsi dhe gjest shumë të ulët”, përdorimin e fëmijëve për kapital politik.

Manjani ka theksuar se “Policia Shqiptare s’kontrollon ende territorin e shtetit nga krimi e jo më të kryejnë një operacion policor në Siri”, duke shtuar se  “po kjo polici po i llullatë fëmijët me drogë në shkolla”.

“Për të qeshur e për të qarë njëkohësisht, kur pushteti fryn muskujt për të treguar se bën dhe operacione policore në vend të huaj”, thekson me nota pesimizmi Manjani.

“Mirë që s’thanë që e rrëzonim edhe Asadin, po nuk deshëm”, ironizon ish-ministri duke theksuar se “fëmija do riatdhesohet në Itali, jo në Shqipëri”

manjani

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Përdorja e fëmijëve për kapital politik është poshtërsia më e madhe që politika shqiptare i bën popullit të vet.

I ulët si gjest sa më ska!

Le pastaj kur pushteti fryn muskujt për të treguar se bën dhe operacione policore në vend të huaj.

Policia që s’kontrollon ende territorin e shtetit nga krimi, që po i llullatë fëmijët me drogë në shkolla, na paska kryer një operacion policor në Siri…

Mirë që s’thanë që e rrëzonim edhe Asadin, po nuk deshëm!!!

Bajate fare! Si miza që rri në bythë të kalit dhe shet mend se po tërheq karrocën.

Në fund një foto për propagandë dhe një mesazh nga udhëheqja. Ndërkohë fëmija do riatdhesohet në Itali, jo në Shqipëri.

Për të qeshur e për të qarë njëkohësisht!

O Makron! Ti e ke fajin!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura