Shpëtim Saraçi feston 45-vjetorin, gruaja i organizon festën surprizë mes lotësh e emocionesh

Apr 20, 2015 | 10:27
SHPËRNDAJE

Muzikanti i njohur Shpëtim Saraçi ka festuar ditëlindjen e tij të 45-të me kolegët e ngushtë në një festë të bërë surprizë nga gruaja e tij, këngëtarja Mira Konçi.

Aurela Gaçe, Rosela Gjylbegu, Eli Fara, Rona Nishliu dhe shumë artistë të njohur kanë uruar mikun e tyre për ditëlindje teksa kanë postuar foto në rrjetet sociale.

 

“Gezuar 45vjetori prof. Shpetim! E lumtur te festojme bashke… Mira ja arriti t e mbledhe gjithe miqet dhe protagonisti nuk e kuptoi… Cfare befasie e kendshmeeee…”- shkruar Rona Nishliu në një foto ku shfaqet me Saraçin.

Nje mik, nje artist i madh nje nga kompozitoret me te shkelqyer shqiptare sot feston ditelindjen. Familja, te aferm dhe miqte e ngushte i bene sot surprizen qe e emocionoi pa mase. 
Te uroj me gjithe zemer gjithe bekimet e botes dhe vite te lumtura me familjen tende. 
U befsh 100 vjec Shpetim”-ka uruar Juliana Pasha.

 

“Mes artisteve  e miqve me te mire per te festuar ditelindjen e Prof.Shpetim Saracit..Gezuar edhe 100 te duam fort”- ka uruar edhe Rosela ku duket në krah me Aurela Gaçe dhe Eli Fara.

Shpëtim Saraçi u rikthye në skenën shqiptare pasi kaloi një sëmundje të rëndë, goditje ishemike në tru ku u kurua në Gjermani. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura