Shpëtim Idrizi reagon pas ndarjes nga jeta të Kasem Hysenbelliut: Jo vetëm trishtim, por edhe humbje e madhe për median shqiptare

Dec 5, 2020 | 17:15
SHPËRNDAJE

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliu.

pjimage (22)

Teksa i shpreh ngushëllimet familjes, Idrizi shprehet se ndarja nga jeta e parakohshme e Kasemit është jo vetëm trishtim,por edhe një humbje e madhe në median shqiptare.

Postimi i plotë:

Sot u nda nga jeta një mik, një zë i lirë i medias shqiptare presidenti i TV “Fax News” , Kasem Hysenbelliu.

PDIU ndan dhimbjen e thellë dhe i shpreh ngushëllimet familjes, bashkëshortes dhe fëmijve, stafit të TV “Fax News” si dhe të gjithë miqve të tij e kolegëve gazetarë.

Ndarja nga jeta e parakohshme e Kasemit është jo vetëm trishtim,por edhe një humbje e madhe në median shqiptare.

U prehsh në paqe Kasem!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura