“Shpëtim Idrizi prototipi i tregut të deputetëve”, çfarë thoshte Dule kur PDIU shkoi me PS-në

Sep 14, 2018 | 14:58
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule është larguar nga ish koalicioni me Partinë Socialiste për shkak se partia e Kryeministrit, Edi Rama bëri koalicion me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Afrimi i Idrizit në shoqëruar edhe në të shkuarën me braktisjen e koalicionit nga Vangjel Dule.

Duke-IdriziNë zgjedhjet e shkuara, Vangjel Dule mbante postin e Nënkryetarit të Kuvendit, por kur Edi Rama afroi PDIU-në në koalicion dhe i dha Shpëtim Idrizit, postin e Nënkryetarit tjetër të Kuvendit, gjithçka ndryshoi.

Në janar të 2017-ës, Vangjel Dule ka sqaruar arsyet pse nuk mund të qendrojë në një koalicion me Shpëtim Idrizin.

“Me ardhjen e zotit Idrizi si kandidaturë për nënkryetar i Kuvendit, unë isha në një dilemë morale në kuadrin e politikës. Çfarë është posti i nënkryetarit? Është një vend honorifik, pa asnjë kompetencë thelbësore, por të paktën gjatë gjithë jetës sonë parlamentare aty kanë shërbyer persona të nderuar.

 Ne kemi një fenomen, kriminalizimin që na çoi në domosdoshmërinë e dekriminalizimit. Kemi merkaton parlamentare, një deputet që sot zgjidhet me një forcë politike, se ka problem që nesër të kalojë në një forcë politike dhe pasnesër të rikthehet në forcën politike që u zgjodh ose të zgjedhë një forcë tjetër.

Zoti Idrizi ka qenë prototipi i këtij tregu. Në 2009 u zgjodh deputet në Partinë Socialiste. E braktisi për të vajtur në një parti që sapo u formua”, është shprehur Dule pë Shpëtim Idrizin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura