Shpërthimi tragjik me dhjetëra viktima në Liban, reagojnë Presidenti Meta dhe kryeministri Rama

Aug 4, 2020 | 22:33
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama reagojnë pas shpërthimit tragjik në Liban që shkaktoi dhjetëra viktima e mijëra të plagosur.

117232100_2710781492354911_2947924230365643939_n

Si kreu i shtetit ashtu edhe kryeministri solidarizohen me popullin e Libanit pas tragjedisë.

Presidenti Meta: Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit

Kryeministri Rama në Twitter:

Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë! Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura