Shpërthimi te farmacia e Tahirit, zbulohen rolet e të arrestuarve. Grupi drejtohej nga Vladimir Gjuta

Feb 28, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

Hetimet për grupin e strukturuar kriminal që akuzohet për shpërthimin me tritol në farmacinë e Bashkim Tahirit, kanë zbuluar funksionin e secilit prej të arrestuarve dhe atyre në kërkim, në lidhje me sulmet e datës 10 shkurt.

PAS SHPERTHIMIT TE TRITOLIT NE FARMACINE E BABAIT TE
MINISTRIT TAHIRI

Burime nga Policia e Tiranës, thanë se grupi prej më shumë se 7 personash, drejtohej nga 35-vjeçari i shpallur në kërkim, Vladimir Gjuta.

Ndërsa, nipi i tij, Baftjar Bruka, 24 vjeç, që po ashtu është shpallur në kërkim, ishte krahu i djathtë i Gjutës. Nga veprimet hetimore, analiza e provave të siguruara nga oficerët e Antiterrorit dhe informacioneve të siguruara në rrugë operativo-gjurmuese, janë zbuluar edhe “rolet” e 5 personave të tjerë të arrestuar tashmë në Polici, në lidhje me aktet terroriste.

Vladimir Gjuta, i shpallur në kërkim

Burimet thanë se Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka u kishin ndarë detyra për sulmin e datës 10 shkurt të afërmve të tyre, Lumjan Matmuja, Erjon Dule, Kamber Bruka, Ernest dhe Emirjon Gjuta. Të pesë këta persona rezultojnë të përfshirë në dy ngjarjet me eksploziv të ndodhura në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe në vendosjen e tritolit që nuk shpërtheu te stacioni i autobusit, në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Grupi hetimor ka saktësuar se kush është personi me biçikletë që vendosi minën me celular mbi kondicionerin e farmacisë, personat që kanë blerë kartat sim dhe celularët, si dhe ata që kanë aktivizuar shpërthimin….
Lajmin e plote e lexoni sot ne “Panorama” print  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura